Slider

Skema Financimi

Fondet e AIDA-s

Qeveria Shqiptare në mbështetje të ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së tyre, formicimin e kapaciteteve prodhuese, dhe daljen e tyre në treg, ka vënë në dispozicion këto skema financiare, të menaxhuara nga AIDA.  

Fondi i Konkurrueshmërisë

 Nderrmarjet që do të ndihmohen me anë të këtij fondi janë, ndërmarrje mikro, të vogla ose të mesme me fokus eksporte. Fushat kryesore që mbulon fondi janë prodhimi dhe shërbimi, më konkretisht:

  • Sektori i industrisë së perpunimit aktiv(fasonet);
  • Sektori i industrisë së lehtë;
  • Sektori i agropërpunimit;
  • Sektori i kërkimit dhe zhvillimit.

Skema ofron subvencionim për kosto që kanë të bëjnë me aktivitete të miratuara mbi bazën e ndarjes së kostove. Kjo nënkupton se granti nuk financon gjithë kostot, por vetëm një pjesë të tyre, ndërkohë që pjesa tjetër financohet nga përfituesi i grantit (në këtë rast, shoqëria shqiptare).

Fondi i Ekonomisë Kreative

 Qeveria Shqiptare ka planifikuar për vitin 2017-2019 një fond prej 30.000,000 lekë, ku për secilin vit buxheti i miratuar do të jetë 10.000.000 lekë. Fondi i Ekonomisë Kreative është krijuar për t’i shërbyer Ndërmarrjeve Mikro dhe të Vogla që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorin e artizanatit. Projektet që përzgjidhen nga sektori i artizanatit mbulojnë fushat e mëposhtme:

  • Zhvillimi i produkteve të reja;
  • Blerja e pajisjeve për nxitjen e prodhimit; 
  • Marketingun e produktit;
  • Kualifikimin dhe ndërtimin e kapaciteteve menaxheriale të ndërmarrjes aplikuese.

Fondi ofron subvencionim për shpenzime që kanë të bëjnë me aktivitete të miratuara mbi bazën e ndarjes së shpenzimeve. Kjo nënkupton se granti nuk financon gjithë shpenzimet, por vetëm një pjesë të tyre, ndërkohë që pjesa tjetër financohet nga përfituesi i grantit (në këtë rast ndërmarrja shqiptare). Ndërmarrjet mund të aplikojnë deri më datë 01.11.2019.

 

Fondi në Mbështetje të Sipërmarrjeve të Reja “Start-Up”

 Ky fond ka për qëllim të mbështesë bizneset e sapo krijuara “Start-Up” në Shqipëri, nëpërmjet subvencionimit financiar të drejtpërdrejtë për këtë kategori biznesi duke përmirësuar klimën dhe kushtet operuese të tyre, me synim krijimin e bazave për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Fondi "Start – Up" jep grante deri në 500.000 (peseqind mijë) lekë për projekt, por mbulon vetëm 70% të kostove të angazhuara. Buxheti i miratuar për këtë fond, për këtë vit është 10 000 000 (10 milion lekë). Fondi në Mbështetje të Sipërmarrjeve të Reja “Start-up” është krijuar për t’i shërbyer Ndërmarrjeve Mikro dhe të Vogla që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në:

  • Sektorët prodhues dhe të shërbimit;
  • Sektorin e industrisë së lehtë;
  • Sektorin e turizmit;
  • Fushën e kërkimit dhe të zhvillimit;
  • Procesin e agropërpunimit;
  • Fushën e dizenjimit, modelimit, artizanatit. 

Fondi ofron subvencionim për shpenzime që kanë të bëjnë me aktivitete të miratuara mbi bazën e ndarjes së shpenzimeve. Kjo nënkupton se granti nuk financon gjithë shpenzimet, por vetëm një pjesë të tyre dhe pjesa tjetër financohet nga përfituesi i grantit 

Fondi i Inovacionit

Qëllimi i fondit është t’i shtohet buxhetit të ndërmarrjes, duke shërbyer si një nxitje për NVM-të për të audituar nevojat e tyre për inovacion dhe teknologji, për të identifikuar furnizues teknologjie dhe partnerë në shtete të tjera, të ndihmojë dhe lehtësojë promovimin dhe licencimin apo patentimin e inovacioneve të NVM-ve duke bërë të mundur që NVM-të përfituese të arrijnë më shumë nga sa ato do të mund të arrinin vetëm me mjetet e tyre.

Fondi i Inovacionit  mund të ketë si burim financimi dhe të ardhura nga donatorë apo institucione ndërkombëtare. Në këtë rast rregullat për përfitimin nga fondi do të vendosen në marrëveshje midis AIDA-s dhe donatorëve apo institucioneve ndërkombëtare.

FINANCIMI MAKSIMAL

Fondi do të rimbursojë kostot e miratuara në përputhje me udhëzimet e mëposhtme:

  • Një ndërmarrje mund të përfitojë  maksimalisht 400,000 Lek për një projekt; Për ndërmarrjet që do të aplikojnë për “blerje pajisjesh teknologjike” financimi do të jetë jo më shumë se 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë.
  • Skema mbulon 50% të kostove të pranuara brenda limitit të mësipërm. Përfitimi i ndërmarrjeve nga mbështetja e programeve apo projekteve për mbulimin e 50% të shpenzimeve të tjera të projektit, që nuk mbulohen nga Fondi i Inovacionit, duke përdorur fonde nga donatorët apo institucione financiare ndërkombëtare, nuk përbën pengesë për përfitim edhe nga Fondi i Inovacionit për të njëjtin projekt;
  • Pagesa e fondit të përfituar bëhet 50% në fillim të projektit dhe 50% në përfundim të projektit, kundrejt faturës/faturave e cila/të cilat vërteton/vërtetojnë shpenzimet e kryera të cilat do të dorëzohen në përfundim të projektit.

 

Source: aida.gov.al