AZHBR - IPARD II - THIRRJA PER APLIKIME
AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL hapi thirrjen për aplikime më 23 Prill, nga Programi i Mbështetjes në Bujqësi, për vitin 2019. Shtimi i fondeve nga qeveria përmes programeve kombëtare dhe IPARD, për sektorin rural, ka rritur interesin për aplikime të reja.
Qeveria ka miratuar kriteret se si do të ndahet fondi i subvencioneve prej 5 milionë eurosh, i miratuar në buxhetin e vitit 2019 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Afro 4 milionë euro do të përdoren kryesisht për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve blegtorale e të peshkimit si dhe uljen e kostove të prodhimit nëpërmjet pagesave të kafshëve të matrikulluara, për dorëzimin e qumështit, açuget dhe sardelet e peshkuara, ndërsa një pjesë do të shkojë për mbështetjen e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale.
1 milion euro të tjera do të shkojnë si grante për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të ullirit”, dhe do të përdoret për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me ullinj, për përmirësimin e mekanizimit dhe rritjen e kapaciteteve të prodhimit të vajit të ullirit.
Këtë vit fermerët krahas fondit nga skemat kombëtare 2019, përfitojnë financim edhe nga programi IPARD II, thirrja e dytë e të cilit pritet të hapet në muajin Korrik.
Krahas dokumenteve të identifikimit, kriter kryesor është që aplikantët të kenë NIPT-in e fermerit aktiv. Aplikimet për të përfituar nga këto fondet, kryhen online në 20 agropika, 16 Agjenci Rajonale të Ekstensionit Bujqësor edhe përmes platformës e-Albania, duke u ofruar fermerëve një shërbim cilësor, në kohë dhe pa kosto. Këtë vit masa e dorëzimit të qumështit shikohet me interes të lartë në zonat blegtorale dhe fermerët e këtyre qarqeve kanë shpejtuar të aplikojnë për të përfituar nga kjo skemë. Thirrja do të qëndrojë e hapur prej datës 23 Prill deri më 17 Maj për Masat e Investimeve si dhe 23 Prill deri më 10 Maj për Masat Direkte.
PER ME SHUME NA KONTAKTONI: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose klikoni: AZHBR.GOV.AL
SKEMAT KOMBËTARE 2019
PROGRAMI PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL IPARD II 2014 – 2020
PROGRAMI IPARD II _ 2014 -2020
Plani Vjetor për Thirrjen e Parë dhe të Dytë
Action Plan First and Second Call
Programi IPARD II _ Thirrja e I-rë për aplikime, datë 30 Nëntor 2018 – 30 Janar 2019
1.1 Thirrje për aplikim IPARD II
Njoftim Paraprak Thirrja e Pare per Aplikime Nr.1.2018
Forecast Notice Call for Application No.1.2018
Udhëzuesi dhe anekset për aplikantët
UDHEZUESI PËR APLIKANTËT 3 MASA IPARD II – NARRATIVE SHQIP
Guideline & Annex for applicants
GUIDELINE FOR APPLICANTS 3 MEASURES IPARD II – Narrative English
Kalendari i fushatës promovuese
Kalendari i Aktiviteteve në Qarqe për Thirrjen I-rë, IPARD II
Pyetje dhe Përgjigje për programin IPARD II (FAQ)
Pyetje dhe Përgjigje 3 (FAQ 3)